LAJMI I FUNDIT:

Vala partneri më i besueshëm i bizneseve kosovare

Vala partneri më i besueshëm i bizneseve kosovare

Mbi 140 është numri i kontratave të nënshkruara me PTK dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, ndër to Kuvendi i Kosovës, zyra e presidentit dhe ajo e kryeministrit të Kosovës, Ambasadat e huaja në Kosovë, KFOR-i, EULEX-i, ICO, të gjitha bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve, KEK-u e shumë e shumë institucione të rëndësishme, biznese të mëdha e të mesme, tashmë kanë lidhur kontrata me operatorin Vala për të përfituar nga shërbimet kualitative që i ofron ajo.

Ndër të fundit me të cilë PTK-Vala ka nënshkuar kontratë është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, i cili sikurse edhe vet PTK është një ndër kompanitë më profitabile në vend, thuhet në komunikatën e PTK-së.

Komunikim i mirë, çmime të volitshme, llojllojshmëri në ofrimin e gamës së produkteve, kualitet i lartë i shërbimeve, të gjitha këto cilësi i gjeni në operatorin publik mobil Vala.

Për këtë tashmë janë bindur rreth 1 milionë konsumatorë anë e mban vendit. Ndër ta, biznese të shumta, institucione të rëndësishme ekonomike e politike kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke përfituar nga ofertat shumë të volitshme që ofron operatori i vetëm publik mobil në Kosovë, thuhet ttutje ne komunikate.


“PTK – Vala është zgjidhja më e mirë për konsumatorët e telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë. Me ofertën e shkëlqyeshme të komunikimit, kualitetin e lartë të shërbimeve, çmime shumë të volitshme dhe shtrirje të rrjetit në mbarë vendin, Vala mbetet padyshim operatori i vetëm dhe më i çmuari në Kosovë. Kjo dëshmohet edhe me numrin dhe rëndësinë e klientëve tanë, të cilat çdo ditë janë në kërkim të shërbimeve tona”, është shprehur Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha.

Vala, me thirrjet CUG për pakot e biznesit ofron thirrje falas për të gjitha komunikimet brenda grupit .

Ajo i dedikohet kategorive të ndryshme të biznesit, duke u ofruar atyre shërbimin e thirrjeve brenda të njëjtit grup, gratis apo me një tarifë të ulët, me
ç`rast u mundësohet që të punësuarit e asaj kompanie/organizate të bëjnë thirrje zyrtare, e të cilat mund lehtë të identifikohen dhe dallohen nga ato jashtë grupit.

Me këtë ofertë Vala është tepër konkurrente dhe shumë atraktive për këtë kategori konsumatorësh.

Ju rikujtojmë se pakot: “Klubi S”, “Klubi M”, “Klubi L” dhe “Klubi XL” ofrojnë kushte tepër të volitshme për përdoruesit e tyre.

Numri minimal i parapaguesëve variron nga 2-10 (për Klubin S), 11-30 (për Klubin M), 31-50 (për Klubin L) deri në më shumë se 50 (për Klubin XL). /Telegrafi/