LAJMI I FUNDIT:

Vala, del në shitje 045

Vala, del në shitje 045

Operatori publik i telefonisë mobile “Vala” ka lansuar në treg numeracionin e ri 045. Ky numeracion cmimet dhe shërbimet i ka të njëjta sikur numeracioni 044.

Operatori publik Vala, tashmë ka rreth 900 mijë klientë dhe numeracioni 045 ka qenë i nevojshëm, tha sot në një konferencë me gazetarë kryeshefi ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha. Ai shpjegoi se tashmë numeracioni i ri ka dalë në treg dhe kushton njëjtë sikur 044.

Numeracioni 045 ofron kapacitete edhe për 900 mijë konsumatorë tjerë. Ndryshe, brenda disa muajsh Vala synon të arrijë 1.2 milionë konsumatorë