LAJMI I FUNDIT:

Vala 50 për qind zbritje për thirrjet me Serbinë

Vala 50 për qind zbritje për thirrjet me Serbinë

Hiq më pak se 50 për qind zbritje, kanë pësuar çmimet e operatorit Vala, drejt thirrjeve ndërkombëtare, për operatorët mobil në Serbi

Premtimi i dhënë, se Vala do të zbresë në mënyrë drastike çmimet, edhe u realizua, pas një marrëveshje konstruktive mes drejtuesve të PTK dhe atyre të Monaco Telecom.

Prej të enjtes, jo vetëm çmimet e thirrjeve drejt operatorëve mobil serbë por edhe telefonisë fikse në Serbi, janë të aplikueshme për të gjithë konsumatorët Prepaid (me parapagim) dhe atyre Postpaid (me faturë).

Thirrjet nga Vala drejt operatorëve serb Telenor, VIP, MTS do të kushtojnë vetëm 0.28 cent (me TVSH) për minutë, për konsumatorët Prepaid, ndërkohë vetëm 0.19 cent (me TVSH) drejt telefonise fikse në Serbi.


Konsumatorëve Postpaid, një minutë drejt operatorëve mobil në Serbi do t’u kushtojë vetëm 0.24 cent, ndërsa drej fiksit vetëm 0.10 cent për minutë.

Oferta e Vala-s, vjen vetëm disa ditë, pas largimit të operatorëve ilegalë serbë që operojnë në Kosovë, nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit dhe premtimi i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha, se banorëve të enklavave serbe, do t’u ofrohen produkte të reja shumë të volitshme të Valas, në mënyrë që atyre t’u mundësohet komunikimi me familjarët dhe të afërmit e tyre në Serbi.

Vala tashmë ka shpërndarë mbi 5000 SIM kartela gratis nëpër enklavat serbe, ndërkohë që kjo ofertë vazhdon deri në një vendim të ardhshëm.

Interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur është shumë i madh, e sidomos tek të rinjtë. Oferta është vlerësuar si e shkëlqyer, jo vetëm nga qytetarët serbë të enklavave, por edhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare, meqë u ka mundësuar të gjithë konsumatorëve të Operatorit Vala qasje dhe vazhdimësi të komunikimit anëkënd Kosovës dhe jashtë saj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori