LAJMI I FUNDIT:

Ushtria serbe ekzekutoi 73 burra në Dëbërcë të Tetovës, flet imami i fshatit

Ushtria serbe ekzekutoi 73 burra në Dëbërcë të Tetovës, flet imami i fshatit

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me imamin e fshatit Dëbërcë të Tetovës ku në vitin 1915 kishte ndodhur një ekzekutim i 73 burrave, të cilët sot nga bashkëfshatarët njihen si heronj dhe dëshmorë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në ditën e dytë të festës së Bajramit. Masakra mizore ishte një hakmarrje e trilluar. Burrat e fshatit Dëbërcë u egzekutuan me pretekstin se një ushtar serb ishte vrarë nga shqiptarët e fshatit.

Nëntori i vitit 1915 ishte i frikshëm për shqiptarët, sepse ushtria serbe ku do që kalonte, linte pas vetes gërmadha me njerrez te masakruar. Në këtë rajon janë bërë shumë masakra në fshatra që ishin kryesisht të banuara me shqiptarë.


Një rrëfim interesant për Telegrafin e sjell imami i fshatit, Bajram Asani i cili tha se Ushtira serbe në ditën e dytë të festës së Bajramit, pas një kurthi të kurdisur, i kanë lidhur dhe rreshtuar banorët e fshatit dhe më pas i kanë pushkatuar.

“Fshatarët nuk dinin asgjë për ngjarjen tragjike që kishte ndodhur, por njëri nga të mbijetuarit, përmes udhëtimit arriti i gjallë në fshat dhe ju tregoi për masakrën e serbëve ndaj burrave shqiptar”, rrëfehet imami i fshatit.

Kjo ngjarje tronditi fshatin, sepse gati çdo shtëpi kishte nga një apo dy anëtarë të vrarë.

Dëshmi për vrasjen masive të shqiptarëve në Tetovë dhe rrethinë
Lexo po ashtu Dëshmi për vrasjen masive të shqiptarëve në Tetovë dhe rrethinë

Bajram Asani mes emocioneve tregon që masakra ka vazhduar edhe në fshatin Merovë të Tetovës dhe Gradec të Gostivarit, ku sipas tij, edhe atje ka pasur shumë shqiptar të vrarë nga ushtria serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori