Ushqimet që i konsumoni çdo ditë e që mund t’i dëmtojnë veshkat

Veshkat kryejnë një punë të vështirë në organizëm. Funksioni i tyre kryesor dhe shumë i rëndësishëm është që filtrojnë dhe të eliminojnë mbetjet e ndryshme në gjak. Veshkat mirëmbajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup por edhe çlirojnë hormonet e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Për më tepër, veshkat mirëmbajnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Gjatë gjithë jetës, veshkat përballen me një sërë sfidash të ndryshme si pasojë e ushqyerjes, toksineve dhe medikamenteve.
Këto sfida i çelin rrugën formimit të gurëve, e sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë në kolaps të plotë të veshkave – shkruan AgroWeb.
Ushqimet që dëmtojnë veshkat

Shëndeti i veshkave është jo vetëm në dorë të mjedisit ku jetojmë por edhe në dorë të vetë njeriut. Ka disa ushqime me të cilat njeriu mund ta teprojë në dëm të veshkave. Njerëzit që vuajnë nga veshkat ose kanë predispozita të larta të preken nga sëmundje të tilla duhet të shmangin ushqimet e mëposhtme.
Arrorët
Nëse keni predispozita të larta të vuani nga gurët në veshka, atëherë është mirë të mos konsumoni arrorë. Arrorët përmbajnë oksalate, disa minerale që nxisin formimin e gurëve në veshka. Ushqime të tjera të pasura me këto minerale gur-formuese janë: spinaqi, panxhari, patatinat, patatet e skuqura.
Avokado
Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral mban nën kontroll lëngjet, ekuilibrat e elektroliteve dhe pH. Puna e veshkave varet fort nga ekuilibri i kaliumit dhe sodiumit. Nëse ky ekuilibër anon më shumë nga njëra anë atëherë kthehet në problem për veshkat. Nëse nuk keni probleme me veshkat, atëherë mund të hani avokado pa asnjë problem.
Kafeina
Konsumi afatgjatë i kafeinës mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të veshkave. Për më tepër, një gjë e tillë rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeina ndikon direkt tek aftësia e veshkave për të përthithur lëngje. Konsumi i arsyeshëm i kafeinës nuk është i rrezikshëm por nëse e teproni me të, veshkat do të vuajnë.
Produktet e bulmetit
Qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalcium dhe rrisin nivelin e tij në urinë. Një gjë e tillë automatikisht rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të pakësojnë konsumin e këtyre produkteve. Këto të fundit janë faktor rreziku për sëmundjet e veshkave.
Kripa
Kripa e tepërt në organizëm i detyron veshkat të depozitojnë më shumë ujë që të tresin kripën. Kjo është një barrë e panevojshme për veshkat. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të kripës rrit tensionin e gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave.
Mishi
Metabolizmi i proteinave që ofron mishi është një nga punët më të vështira për veshkat. Për pasojë, konsumi afatgjatë i proteinave shtazore rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që vuajnë nga veshkat nuk duhet të konsumojnë shumë proteina shtazore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës