LAJMI I FUNDIT:

Ushqime që luftojnë plakjen

Ushqime që luftojnë plakjen

Shikoni cilat ushqime luftojnë shenjat e plakjes, duke i bërë mirë shëndetit, por edhe pamjes suaj.

Spinaqi dhe fasulet

Studiues në Australi, Indonezi dhe Suedi studiuan ushqyerjen e femrave dhe të meshkujve të moshuar dhe vërtetuan se, ata që kishin më pak rrudha konsumonin më shumë perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti? Këto ushqime janë të pasura me lëndë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës.


Lëngu i rrushit

Jo vetëm mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund të ndihmojë edhe në qetësimin e lëkurës. Dhe kjo, sepse rrushi përmban polifenole, lëndë antioksiduese që e ruajnë lëkurën elastike dhe të lëmuar.

Patatet e ëmbla

Ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme të lëkurës. Studiues evropianë zbuluan se, lëndët me ngjyrë (të verdhë, portokalli…) nga ushqime të pasura me b-karoten, si: patatet e ëmbla dhe karotat mund të ruhen në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga rrezet e dëmshme të diellit.

Djathi i verdhë

Është një nga ushqimet më të mira për dhëmbët. Ai është i pasur me kalcium, por ndihmon edhe në zvogëlimin e niveleve të baktereve në gojë, duke i ruajtur dhëmbët të pastër e duke i mbrojtur ata nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Provoni 2-3 racione djathë të fortë në javë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori