LAJMI I FUNDIT:

US Open: Roddick vazhdon në rundin e tretë

US Open: Roddick vazhdon në rundin e tretë

Tenisti i pestë në botë, amerikani Andy Roddick ka shfrytëzuar armën e tij më të fortë, servimet e parezistueshme, për mposhtur në tri sete tenistin nga Franca, Marc Gicquel (6-1, 6-4, 6-4), në ndeshjen e rundit të dytë.

Roddick, triumfi i të cilit në vitin 2003 është edhe i fundit para periudhës dominuese nga Roger Federer, në ndeshjen e ardhshme do të ketë përballë bashkëvendësin e tij John Isner, i cili eliminoi turkun Marsel Ilhan në tre sete (6-3, 6-3, 7-6).

Në rundin e tretë ka depërtuar edhe tenisti i katërt në botë, serbi Novak Djokovic, i cili mposhti në tre sete (6-3, 6-4, 6-4), australianin Carsten Ball. Djokovic, finalist në vitin 2007, në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër amerikanit Jesse Witten.