LAJMI I FUNDIT:

US Open: Nadal dhe Federer vazhdojnë më tej

US Open: Nadal dhe Federer vazhdojnë më tej

Rafael Nadal ka mposhtur në tre sete Richard Gasquet (6-2, 6-2, 6-3) në rundin e parë të turneut US Open, derisa numri një në botë Roger Federer ka mposhtur gjermanin Simon Greul po në tre sete (6-3, 7-5, 7-5) në rundin e dytë.

I treti i renditur, Nadal, kurrë nuk u dorëzua gjatë 101 minutave të ndeshje, të cilën e fitoi me një paraqitje pothuajse të përkryer. Kampioni i Australian Open tash do të përballet me Nicolas Kiefer, pasi gjermani mposhti francezin Michael Llodra në tre sete (6-3, 6-4, 6-4).

Lideri i tenistëve dhe kampioni i pesëfishtë, Federer, ka fituar edhe në ndeshjen e dytë të turneut. Edhe pse fitoi bindshëm në setin e parë, zvicerani pati probleme në dy setet e radhës, në të cilat në fund triumfoi ndaj Greul.