LAJMI I FUNDIT:

US Open: Dementieva dhe Jankovic eliminohen

US Open: Dementieva dhe Jankovic eliminohen

Tenistja e katërt në botë Elena Dementieva dhe e pesta Jelena Jankovic, që të dyja kanë pësuar humbje befasuese në US Open duke u eliminuar nga gara e mëtejme.

Tenistja e katërt në botë Elena Dementieva dhe e pesta Jelena Jankovic, që të dyja kanë pësuar humbje befasuese në US Open duke u eliminuar nga gara e mëtejme.

Rusja Dementieva, një prej favoriteve për të fituar titullin e këtij turneu pas një vere impresive, u mposht nga 17-vjeçarja Melanie Oudin në tre sete (5-7, 6-4, 6-3).

Amerikania Oudin në ndeshjen e radhës do të takohet me të 29-tën në botë për momentin, rusen Maria Sharapova, e cila mposhti me rezultat bindës në dy sete (6-2, 6-1) tinejxheren amerikane Christaina McHale.


Jankovic po ashtu është mposhtur në tre sete (6-3, 6-7, 7-6) nga tenistja nga Kazakistani, Yaroslava Shvedova.