LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Tetovës nderon dëshmorin Abdylselam Emini (Foto)

Universiteti i Tetovës nderon dëshmorin Abdylselam Emini (Foto)

Një delegacion i Universitetit të Tetovës i udhëhequr nga rektori i universitetit, Vullnet Ameti, profesorë, dekanë dhe një pjesë e administratës, sot kanë nderuar dëshmorin e UT-së, Abdylselam Emini, njofton Telegrafi.

Fillimisht rektori Ameti ka vizituar familjen e Abdylselamit, që më pastaj, i shoqëruar edhe nga djali i Abdylselamit, Besir Emini, të vendosë lule në vendin ku është ngritur busti i dëshmorit.

Nga një lule vendosën edhe profesorët, dekanët dhe administrata. Më pastaj fjalë rasti mbajti Selam Sulejmani, zëdhënës i UT-së.


Një kurorë me lule u vendos te busti i dëshmorit nga ana e dy ish-anëtarëve të ish-Unionit të Studentëve Shqiptarë në Maqedoni (USSHM), union i cili përgatiti projektin dhe arriti që ta jetësojë atë, duke ngritur bustin e Abdylselam Eminit.

Ndryshe, Abdylselam Emini u vra gjatë përleshjeve me forcat policore në vitin 1995 në po të njëjtën ditë, në mbrojtje të objektit të universitetit, një ditë pas fillimit të ligjëratave të para në UT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori