LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kurti s’do ta pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Gashi: Kurti s’do ta pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Avokati Tomë Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do t’a pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gashi ka përjashtuar mundësinë e pranimit të draft statutit të Asociacionit për shkak të shqetësimeve për sovranitetin e Kosovës.


Gashi ka theksuar se Kurti po vepron në mënyrë të drejtë duke mos pranuar draftin e Asociacionit me çdo kusht për pushtet.

“Ajo që tani po e dimë jo të gjitha por së paku dy apo tri shtet si Franca Gjermania Italia kërkojnë paraprakisht para pranimet të Kosovës në KiE që të dërgohet draft statuti i Asociacionit inekzistent në Gjykatë Kushtetuese. Unë nuk besoj që dikush e ka pranuar atë draft. Nuk është zyrtar deri më tani. Nuk besoj që ka prova se draft statutin e ka pranuar Qeveria e Kosovës. Ai ka pasur vërejtjet e draftit dhe këto s’janë marrë parasysh fare. Mendoj se Kurti është duke vepruar drejt pa marrë parasysh që dikush mendon se ai për të qenë në pushtet duhet të pranonte gjithçka, ai nuk është si disa të tjerët”, ka deklaruar Gashi, për RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti ka vërejtur problemet e draftit dhe refuzon ta pranojë atë pa u siguruar që interesat dhe sovraniteti i Kosovës janë të mbrojtura.

Gashi ka vlerësuar se një Asociacion me kompetenca ekzekutive, nën kushtet e Kurtit, nuk mund të realizohet.

“Ky Asociacion do të ishte shkatërrimtar për sovranitetin e Kosovës… Gabriel Escobar të bëjë draft statute për vete jo për Kosovën. Me Kurtin si në pozitë si në opozitë Asociacion të tillë posaçërisht me kompetenca ekzekutive nuk bëhen, dihet fuqia e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Gashi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori