LAJMI I FUNDIT:

United përcjell portierin e Lazios, Muslera

United përcjell portierin e Lazios, Muslera

Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, është duke përcjellë portierin e Lazios, Fernando Muslera.

Burime nga Roma thonë se Muslera është duke u përcjellë nga Manchester Untied, si një opsion i mundshëm për të pasuar Edwin van der Sar kur ai të pensionohet.

Lazio e vlerëson të riun argjentinas Muslera me 12 milionë dollarë, edhe pse portieri i Schalke, Manuel Neuer, po ashtu shihet si opsion nga menaxheri i United, Sir Alex Ferguson.