LAJMI I FUNDIT:

“Unë i kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ata asnjë” – Ronaldo është armiku më i madh i Atleticos

“Unë i kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ata asnjë” – Ronaldo është armiku më i madh i Atleticos
Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në futboll ndodh që të krijohet rivalitet mes një futbollisti dhe një klubi, ndërsa rivali i Cristiano Ronaldos duket të jetë Atletico Madridi.

Meqenëse i kaloi nëntë vite te Real Madridi, një rivalitet i tillë është i kuptueshëm. Superylli portugez i ka shënuar 22 gola në portën e Los Rojiblancos me fanellën e Los Blancos, një prej tyre edhe në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014.

Ai ka vazhduar me ‘armiqësinë’ ndaj ekipit të Diego Simeones edhe pasi e veshi fanellën e Juventusit, madje duke e çuar rivalitetin në nivel tjetër.


(Foto: Screenshot/SPORF/Twitter)

Atletico dhe Zonja e Vjetër u takuan në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar. skuadra spanjolle e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe festa e trajnerit ishte provokues kundrejt CR7 dhe bashkëlojtarëve të tij.

Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Reagimi i portugezit ishte që në atë ndeshje duke u thënë: “Unë i kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ata nuk e kanë fituar asnjë” dhe ky ishte një paralajmërim për ndeshjen e kthimit. Në Torino, ai shënoi het-trik dhe Juve e eliminoi Atleticon, ndërsa ia ktheu me të njëjtën monedhë festën Simeones.

(Foto: Screenshot/SPORF/Twitter)

“Duhej të ishte një natë shumë e veçantë dhe e tillë ishte. Për këtë më ka transferuar Juve”, ishte deklarata e 34-vjeçarit pas ndeshjes.

Ronaldo e kishte eliminuar Atleticon edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2017 duke shënuar het-trik në Santiago Bernabeu, ndërsa në çerekfinale të vitit 2015 e kishte dhuruar asistimin për golin e fitores së Javier Hernandez në minutën e 88-të.

Superylli portugez ishte makthi i Los Rojiblancos edhe në Kupën e Mbretit duke eliminuar me golat e tij në vitin 2014 (në gjysmëfinale) dhe në vitin 2011 në çerekfinale.

Në total, Ronaldo dhe Atletico janë takuar 31 herë – 16 herë ka fituar CR7, nëntë herë Atletico dhe gjashtë herë janë ndarë baras. Me Realin dhe Juven i ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar tetë asistime kundër tyre.

Duke u bazuar në këto të dhëna, nuk ka dyshim se duhet të presim spektakël në ndeshjet grupore të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen sërish Atletico Madridi dhe Juventusi. Takimi i parë zhvillohet të mërkurën mbrëma në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Kalo në kategori