Në krahasim me raportet e kaluara, të anketuarit kanë raportuar qasje shumë më të madhe në shërbimet themelore, duke theksuar kështu një arritje të rëndësishme të pushteteve lokale. Sidoqoftë, rritja e qasjes në shërbimet publike nuk duket se ndikon në kënaqshmërinë e përgjithshme me ofrimin e shërbimeve. Të anketuarit vazhdojnë të konsiderojnë se furnizimit me energji elektrike duhet t’i kushtohet kujdes i menjëhershëm, pastaj kujdesit primar shëndetësor, mirëmbajtjes së rrugëve dhe ujësjellësit.
Raporti i Mozaiku i Kosovës, hulumtim i cili përfshin 6400 të anketuar dhe paraqet perceptimet e njerëzve për mirëqenien e përgjithshme ekonomike, shërbimet publike lokale, menaxhimin e komunave dhe procesin e decentralizimit do të publikohet të martën.
Raporti përqendrohet në qeverinë komunale, perceptimet e të anketuarve për mjedisin ekonomik dhe punësimin e tyre, si dhe nxjerrjen e analizave krahasuese me raportet e mëparshme të hartuara në vitet 2003 dhe 2006. Kjo paraqet një pasqyrë të trendeve dhe ndryshimeve në komunat e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve me kalimin e kohës.
Rezultatet e këtij hulumtimi vijnë tani, kur janë duke u shtuar përpjekjet drejt përmirësimit të shërbimeve publike si dhe reformimit të pushtetit lokal. Hulumtimi ofron informata të cilat mund të shfrytëzohen për zhvillimin e politikave publike, si dhe për të mbështetur procesin e vendimmarrjes gjatë realizimit të procesit të decentralizimit.
Përderisa papunësia mbetet shqetësim kryesor për qytetarët e Kosovës, raporti nxjerr në pah se për dallim prej hulumtimeve të mëparshme, tani të anketuarit duken të jenë më të kënaqur me mirëqenien e tyre financiare sesa në të kaluarën.
Rezultatet po ashtu tregojnë se përderisa të anketuarit mbesin aktivë kur jemi tek ajo që dëshirojnë që zëri i tyre të dëgjohet, disa të anketuar tani preferojnë të protestojnë në rrugë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e dëshiruara. Në krahasim me vitin 2006, përderisa ende rezultat i ulët, njëzet për qind më shumë të anketuar kanë raportuar se posedojnë biznesin e tyre.
Komunat me numrin më të lartë të anketuarve të papunësuar dhe të atyre që kërkojnë punë kanë qenë në viset rurale. Rezultatet e njëjta po ashtu tregojnë se, përveç papunësisë shumë të lartë, rajonet qendrore të Kosovës mbesin në gjendjen më të keqe dhe janë më pesimistët për mirëqenien e tyre ekonomike në të ardhmen.
Mozaiku i Kosovës është projekt i cili realizohet për një kohë të gjatë dhe shqyrton rolin e pushtetit lokal në Kosovë. Është i krijuar për t’i kontribuar debatit të vazhdueshëm dhe reformës së pushtetit lokal duke theksuar prioritetet, vështirësitë në ofrimin e shërbimeve, gatishmërinë e njerëzve për pjesëmarrje në procesin e politikave publike dhe sinqeritetin e komunave ndaj kërkesave lokale. Mozaiku i Kosovës 2009, i përgatitur nga UNDP-ja, në partneritet me USAID-in, është raporti i tretë në vargun e hulumtimeve të krijuara për të matur perceptimet e qytetarëve dhe vetëdijesimin e tyre për zhvillime të ndryshme të cilat ndikojnë në jetën e tyre të përditshme dhe në ndërveprimin e tyre me pushtetin lokal. Raporti ka përfshirë realizimin e intervistave të drejtpërdrejta me 6400 të anketuar nga 33 komuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve