LAJMI I FUNDIT:

Ulët çmimi i naftës pas dorëheqjes së Mubarakut

Ulët çmimi i naftës pas dorëheqjes së Mubarakut

Nafta e papërpunuar të premten mbrëma është ulur në bursat botërore, si reagim i dorëheqjes së presidentit egjiptian Hosni Mubarak, me ç’rast bënë lëshim tensionet rreth çrregullimit të mundshëm në furnizimin e rajonit të Lindjes së Afërt.

Çmimi i naftës amerikane “brent” për dërgesë të afatizuar në mars në bursën e New Yorkut shënoi rënie për 23 cent në 86,50 dollarë për barel, ndërsa nafta evropiane “brent” në bursën e Londrës është ulur për 24 cent në 101,11 dollarë për barel, njoftoi MIA.

Egjipti nuk është një ndër prodhuesit më të rëndësishëm botëror të naftës, por protestat në këtë vend shkaktuan brengosje se do të mund të vijnë deri në çrregullim të transportit të naftës në Kanalin e Suezit dhe naftë-përçuesit që gjendet në afërsi, apo se trazirat do të mund të përhapen në vendet prodhuese të naftës në Lindjen e Afërt. /Telegrafi/