LAJMI I FUNDIT:

Ulet besimi në ekonominë globale

Ulet besimi në ekonominë globale

Besimi i konsumatorëve në ekonominë globale gjatë këtij muaji u ul, për shkak se aktivitetet e bankave qendrore për stopimin e masave të caktuara stimuluese i nxitën druajtjet për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike, tregojnë rezultatet nga sondazhi i Agjencisë Blumberg.

Sipas hulumtimeve, të zbatuara në gjashtë kontinente, Indeski global i besimit të Blimburgut është ulur në 60,3 pika të indeksit nga 11,7, sa arrinte në tetor.

Ky është muaji i katërt me radhë që indeksi i besimit të arrijë mbi 50 pika të indeksit, që ndërkaq vlerësohet si tregues se mbisundon optimizmi lidhur me ardhmërinë e ekonomisë globale.

Në SHBA indeksi i besimit u ul nga 48,8 në tetor në 46,6 pikë të indeksit në nëntor, që paraqet vlerë të tij më të vogël nga korriku i këtij viti.


Për dallim nga kjo, në vendet e Evropës Perëndimore indeksi i besimit është rritur në 47,7 nga ato të tetorit 44 pikë të indeksit.

Rritje më e madhe e indeksit të besimit është vërejtur në Gjermani nga 50 në tetor në madje 62,5 pikë të indeksit. Rritja e këtillë, sipas analistëve, ka të bëjë në investimin e 85 miliardë eurosh për nxitjen e rritjes ekonomike nga ana e Qeverisë në Berlin.

Mes evropianëve pesimistë më të mëdhenj rreth ardhmërisë së ekonomisë globale janë banorët e Spanjës, ku indeksi i besimit arrin vetëm 17,7 pikë të indeksit.

Rënie më të madhe mujore të indeksit të besimit nga 28,8 në 29,9 pikë të indeksit është vërejtur në Japoni.