LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit shesin votat e tyre në internet

Ukrainasit shesin votat e tyre në internet

Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës thotë se blerja e votave është jo legjitime, mirëpo shitja e votës në internet, duket se nuk sanksionohet me ligj.

“Shes votën time për zgjedhjet presidenciale të së dielës, por mund të aranzhojë shitjen edhe të votave të personave të tjerë – që duan ta shesin votën e tyre”, thuhet në njërën nga shumë shpallje që janë lansuar në internet, ndërsa vota sillet prej 37 deri në 63 dollarë.

Publikuesit e këtyre shpalljeve, si arsye për shitjen e votës së tyre, theksojnë mosbesimin e tyre në demokracinë e Ukrainës, si dhe mosinteresimin e tyre total për politikë. Krahas shpalljeve, aty jepen edhe e-mail adresat, ndërsa persona të caktuar kanë publikuar edhe numrat e tyre të telefonit.

Agjencia Reuters ka kontaktuar disa prej personave që janë të gatshëm të shesin votën e tyre – dhe ka kuptuar se disa nga ofertuesit tashmë janë kontaktuar, mirëpo nuk dihet nga kush, nga partitë politike apo nga individë të caktuar. /Telegrafi/