Ministri britanik i Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për mosmirënjohje për ndihmën ushtarake britanike, gjë që u pasua nga një reagim publik.
Ukrainasit reaguan me konfuzion, irritim të lehtë dhe ironi ndaj komenteve të Ben Wallace, se vendi duhet të jetë më mirënjohës për ndihmën që po merr nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë ndërsa lufton agresionin rus, transmeton Telegrafi.
Kievi e kishte konsideruar më parë Wallace një mik të fortë. Por komentet e tij në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Lituani javën e kaluar i hutuan zyrtarët, raporton The Guardian.
“Të pëlqen apo jo, njerëzit duan të shohin njëfarë mirënjohjeje”, tha Wallace, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me zhgënjimin e presidentit Volodymyr Zelensky për mosmarrjen e një ftese zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO.
Wallace tha se trajtimi i ashpër i Ukrainës ndaj aleatëve është kundërproduktiv, veçanërisht me politikanët skeptikë në Kongresin e SHBA dhe gjetkë.
“Unë u thashë atyre se nuk jam si Amazon”, tha ai.
Ai sugjeroi se kërkesat e Kievit për armë ishin të pangopura, me më shumë që kërkoheshin sapo të sigurohej një dorëzim.
Ndërkohë që pati një debat mes zyrtarëve nëse ky ishte qëndrimi i Anglisë apo shpërthimi i një politikani, në Twitter nga përdoruesit ukrainas ndërkohë vërshuan me postime humoristike.
Disa nga përdoruesit e këtij rrjeti social falënderuan me ironi Ben Wallace që një të enjte tjetër e pritën falë tij dhe armët e dërguara për të mbrojtur jetën dhe atdheun e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Trump dhe Zelensky takohen javën e ardhshme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti