eksperti-banner

Në Telegram është raportuar se një tjetër gjeneral rus është shkarkuar pas shkarkimit të gjeneralmajorit Ivan Popov.

Sipas një llogarie në Telegram, gjeneralmajor Vladimir Seliverstov është hequr nga posti i komandantit të Divizionit të 106-të Ajror, transmeton Telegrafi.


Si udhëheqës i grupit, gjeneralmajor Seliverstov ka qenë i përfshirë në betejat rreth qytetit Bakhmut që nga fillimi i këtij viti.

Megjithatë nuk dihen arsyet e shkarkimit të tij.

Sipas analistëve ushtarakë, shkarkimet e gjeneralëve janë një tregues i ndarjes brenda forcave ruse pas rebelimit të dështuar nga Yevgeny Prigozhin dhe Grupi Wagner. /Telegrafi/