LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimi i ri nuk e përshpejton fiskalizimin

Udhëzimi i ri nuk e përshpejton fiskalizimin

Premtimet e zyrtarëve për përshpejtim të procesit të fiskalizimit pas hyrjes në fuqi të udhëzimit të ri administrativ nuk po ndodhin.

Që nga mesi i muajit mars kur edhe është hyrë në fuqi udhëzimi i ri, nuk ka pasur shtim të numrit të bizneseve që janë fiskalizuar. Ndërkaq, bizneset e mëdha siç janë naftarët po vazhdojnë të funksionojnë pa sisteme të veçanta fiskale.

Këtë e konfirmojnë katër kompanitë që merren me fiskalizim. Ata thonë se tash e dy muaj prej se ka hyrë në fuqi udhëzimi numri i bizneseve që kanë instaluar pajisje fiskale është shumë i vogël, përderisa asnjë nga kompanitë e naftës që nuk kanë të instaluar sisteme të veçanta fiskale nuk është paraqitur për fiskalizim.


Ndërkohë Administrata Tatimore e Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjen e Indeksonline se cila është arsyeja që edhe më tutje qindra naftarë nuk po fiskalizohen me sisteme të veçanta fiskale.
Në përgjigjen dërguar Indeksonline, zyrtarët e ATK-së nuk japin as shifra se sa kontrolle të bizneseve janë bërë që nga hyrja në fuqi e udhëzimit të ri administrativ. Megjithatë ata theksojnë se “procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve ( ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme).

Sipas ATK-së, projekti i fikalizimit është vetëm një nga shumë projekte që zbaton ATK-ja dhe se jemi në rrugë të mire te zbatimit të tij”. Më tutje thuhet se “deri tani numri i bizneseve të fiskalizuara është rreth 21, 747 ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është mbi 28 mijë, ku në kuadër të këtyre subjekteve hyjnë edhe institucionet shëndetësorë private. Në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave të përditshme të inspektoreve në teren bazuar në planet e veprimit dhe planin e trajtimit të rreziqeve, ATK paralajmëron me kohë bizneset për obligimin që kanë të fiskalizohen sipas Ligjit”, thuhet në përgjigje.

Megjithatë Administrata Tatimore nuk jep afate se kur do të ndodhë fiskalizimi edhe i rreth 23 mijë bizneseve që nuk janë fiskalizuar dhe që përbëjnë gjysmën e numrit të bizneseve aktive në vend.
Zyrtarë të Administratës përkujtojnë se bizneset që nuk pajisen më arka fiskale mund të gjobiten deri në 1 mijë euro, ndërkaq lusin qytetarët që të lajmërojnë inspektorët e ATK-së në çdo rast që hasin në kupon jo fiskal.

Në anën tjetër ekspertë të ekonomisë disa kanë kanë bërë thirrje që procesi i fiskalizimit të përmbyllet pasi kështu luftohet ekonomia joformale dhe evazioni fiskal. Ata kanë theksuar se në veçanti duhet të ndodhë fiskalizimi me sisteme të veçanta i pompave të derivateve të naftës pasi qarkullimi i tyre është shumë i lartë dhe rrjedhimisht edhe evazioni fiskal që mund të bëjnë nga mos instalimi i pajisjeve fiskale mund të shkojë në miliona euro në dëm të buxhetit të shtetit./Indeksonline/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence Prizren
A e pimë kah një?

A e pimë kah një?

Kalo në kategori