LAJMI I FUNDIT:

U punësua në polici pa “bekimin” e babait, 33-vjeçarja theret me thikë në sy nga talebanët – sulmin e urdhëroi babai i saj

U punësua në polici pa “bekimin” e babait, 33-vjeçarja theret me thikë në sy nga talebanët – sulmin e urdhëroi babai i saj

Hatera 33-vjeçe, e punësuar në polici në Afganistan, është sulmuar derisa po kthehej nga puna.

Sulmuesit kishin shtënë mbi të madje e theren me thikë në sy, kurse konsiderohet se përgjegjës për sulmin janë talebanët që kanë vepruar me urdhër të babait të saj që nuk dëshironte që e bija e tij të punojë jashtë shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Sulmi ka ndodhur në provincën Gazni në pjesën qendrore të Afganistanit, ku tre burra kanë shtënë me armë mbi Hateren derisa ajo po kthehej nga puna – duke e therur me thikë në të dy sytë.


Ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar – por se për fat të keq ka humbur shikimin.

Hatera dhe autoritetet lokale konsiderojnë se për sulmin janë përgjegjës talebanët, të cilët kanë vepruar me urdhër të babait të saj që ishte kundër që bija e tij të punojë jashtë shtëpisë.

Sulmuesit e Hateres nuk i morën vetëm shikimin, por edhe ëndrrën për të cilën prej kohësh kishte luftuar që t’i realizohet – të bëhet e pavarur dhe të punojë.

Ajo disa muaj më parë ishte punësuar si zyrtare policore në stacionin lokal të policisë.

“Do të dëshiroja të punoja në polici të paktën një vit. Po të më ndodhte kjo më herë, sigurisht se do të ishte më pak e dhimbshme. Ndodhi shumë herët… po kthehesha në shtëpi pasi kishte përfunduar puna dhe jetoja ëndrrën time pas vetëm tre muajve që u punësova”, ka deklaruar Hatera.

Raportohet se ajo prej muajsh ishte munduar të marrë miratimin e babait që të realizojë ëndrrën e saj, por pa ndonjë sukses. Përkrahje i kishte ofruar vetëm bashkëshorti, por babai i saj kurrë nuk ishte ndalur duke kundërshtuar këtë ide. /Telegrafi/

Ajo pretendon se babai e kishte përcjell derisa ajo ishte në detyrë dhe se ai i kishte kontaktuar talebanët për ta parandaluar të vazhdojë punën.

Në anën tjetër, në polici thonë se pas sulmit qëndrojnë sipas të gjitha gjasave talebanët që kanë vepruar me kërkesë të babait të Hateres që është dërguar në paraburgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori