LAJMI I FUNDIT:

U prek për herë të dytë nga COVID-19, Bylykbashi mesazh dyshuesve: Po të ishit në trupin tim 10 minuta, ndryshe do të mendonit

U prek për herë të dytë nga COVID-19, Bylykbashi mesazh dyshuesve: Po të ishit në trupin tim 10 minuta, ndryshe do të mendonit

Qytetari nga Prishtina Petrit Bylykbashi thotë se ka rezultuar pozitiv në coronavirus për herë të dytë.

Bylykbashi për RTV Dukagjinin thotë se për dallim nga hera e parë tashmë edhe simptomat i ka më të forta.


Ai thotë se është takuar me shumë persona nga fakti se kishte kaluar COVID-19 dhe më nuk do të infektohet.

Prishtinasi thotë se ka bërë edhe një rëntgen të mushkërive dhe ka parë disa hije që dyshohet se janë pasojë e infeksionit të parë me coronavirus.

“Mund të shtrihem përsëri në Klinikën Infektive për të vijuar me procedurat tjera pasi jam rast pak më i veçantë. Më kanë rekomanduar të shtrihem në Klinikën Infektive por u kam kërkuar që edhe sot të pushojë në shtëpinë time. Do të shohim tutje si do të veprohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Bylykbashi për fund ka një mesazh ndaj të gjithë atyre që mendojnë se coronavirusi është konspiracion global.

Një qytetar nga Prishtina thotë se është infektuar për herë të dytë me coronavirus
Lexo po ashtu Një qytetar nga Prishtina thotë se është infektuar për herë të dytë me coronavirus

“Më vjen keq që ka njerëz që bien në mendime të tilla. Uroj që asnjëri nga ta të mos preket por të kisha mundësinë t’i lë 10 minuta në trupin tim se çfarë po përjetoj ndryshe kishin menduar e ndryshe kishin folur”, tha ndër të tjera Petrit Bylykbashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori