LAJMI I FUNDIT:

U përplas direkt me një veturë, motoçikleta i shpërthen menjëherë – shpëton mrekullisht shoferi nga Britania e Madhe

U përplas direkt me një veturë, motoçikleta i shpërthen menjëherë – shpëton mrekullisht shoferi nga Britania e Madhe

Shoferi i një motoçiklete në Britani të Madhe ka shkaktuar një aksident të tmerrshëm, kurse pamjet e këtij momenti janë filmuar nga një kamerë e vendosur brenda një veture.

Derisa po parakalonte veturat tjera, nuk kishte parë se një veturë që e kishte përballë po kthehej, transmeton Telegrafi.

Ishte Stavius Gordon, 31-vjeç, i cili u përplas direkt me një veturë të hirtë të tipit Audi, ku nga fuqia e madhe motoçikleta shpërtheu, kurse vetë ai fluturoi mbi veturë.


Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator të vitit të kaluar, ku nga goditja Gordon humbi njërin gisht të këmbës, kurse gjykata ka filluar procesin gjyqësor kundër tij, ku rëndojnë disa pika të aktakuzës, e ndër to është edhe ajo për vozitje të rrezikshme.

Në anën tjetër, vetura Audi me të cilën u përplas është shkatërruar plotësisht, e ajo çfarë po cilësohet si “mrekulli” është fakti sesi Gordon i shpëtoi më të keqes, duke marrë parasysh se motoçikleta shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori