LAJMI I FUNDIT:

U përfol se do të japë dorëheqje – Papa Françesko mohon thashethemet

U përfol se do të japë dorëheqje – Papa Françesko mohon thashethemet

Papa Françesko ka mohuar zërat që thonë se ai po planifikon që të japë dorëheqje në të ardhmen e afërt, duke thënë se ai do të vizitoj Kanadanë, dhe që pas vizitës atje shpreson që të udhëtojë në Moskë dhe Kiev.

Në një intervistë ekskluzive në rezidencën e tij në Vatikan, Françesko mohoj thashethemet që pretendojnë se ai ka kancer, dhe duke bërë shaka ai tha se doktorët e tij nuk i kishin thënë diçka në lidhje me atë, dhe për herë të parë ai tha disa detaje në lidhje me problemet e tij në gju të cilat e penguan atë që të kryej disa detyra.

Në një intervistë për Reuters, 85 vjeçari përsëriti kundërshtimin e tij për vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-ve gjatë muajit të shkua në lidhje me abortin, transmeton Telegrafi.


Thashethemet që pushtuan mediet se një sërë ngjarjesh do të ndodhin në fund të gushtit, duke përfshirë edhe takimet me kardinalët botëror për diskutimin e një kushtetute të re të Vatikanit, një ceremoni për të pranuar kardinal të ri, dhe një vizitë në qytetin italian të L’Aquila, mund të sugjerojnë edhe për një njoftim të dorëheqjes.

L’Aquila lidhet me Papa Celestine V, i cili tha dorëheqje nga papati në vitin 1294. Papa Benedikti XVI e vizitoi qytetin katër vite para se të jepte dorëheqje në vitin 2013, duke u bërë papa i parë në 600 vite që jep dorëheqjen.

Por që Françesko, vigjilent dhe i qetë përgjatë intervistës teksa diskutonte një numër të madh të çështjeve ndërkombëtare dhe kishtare, ideja e dorëheqjes ju duk qesharake.

Ai tha “Të gjitha këto rastësi i kanë shtyrë disa njerëz të mendojnë se një liturgji do të ndodhë. Por kjo asnjëherë nuk më shkuar në mendje. Për momentin jo, me të vërtetë se jo”.

Françesko në fakt e përsëriti qëndrimin e tij që shpesh e deklaronte se ndonjë ditë do të jap dorëheqje nëse shëndeti ja pamundëson atij që të udhëheqë me kishën – diçka që para Papa Benediktit XVI ishte e pamenduar se do të ndodhë.

Në pyetjen se kur mendon ai që kjo do të ndodhë, ai e dha këtë përgjigje: “Nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo. Vetëm Zoti e din këtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori