LAJMI I FUNDIT:

U mbajt video-konferenca e dytë e UEFA-s me 55 anëtaret e saj, FFK zbulon detajet

U mbajt video-konferenca e dytë e UEFA-s me 55 anëtaret e saj, FFK zbulon detajet

Mbrëmë (e martë) është mbajtur video-konferenca e dytë e UEFA-s me 55 federatat e saj anëtare, me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm, e ku FFK-në e përfaqësoi Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, teksa konferencën e ndoqi edhe presidenti Agim Ademi.

Fillimisht të gjitha federatat anëtare i përshëndeti presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili i falënderoi ato për masat e ndërmarra në luftimin e pandemisë Covid-19 dhe për kujdesin e treguar ndaj komunitetit të futbollit.

Gjatë kësaj video-konference UEFA bëri të qartë se duhet bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e garave, derisa u diskutuan edhe opsionet e ndryshme në lidhje me kalendarin e garave në vazhdim.


Tema e parë e diskutimit ishte zhvillimi i ndeshjeve të Kombëtareve në UEFA Nations League në muajt shtator, tetor dhe nëntor, si dhe ndeshjet e ‘play-off’-it për Kampionatin Evropian. Fillimisht ishte paraparë që ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe ndeshjet e tjera të “play-off”-it të luheshin në shtator, por të gjitha federatat pjesëmarrëse të këtij ‘play-off”-i e shprehën qëndrimin e tyre që ato të luhen në tetor ose nëntor, për çka tashmë i mbetet Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që në mbledhjen që do të mbajë të enjten të del me qëndrimin përfundimtar.

UEFA vazhdon të kërkojë që kampionatet të zhvillohen, por hap rrugë edhe për mbyllje të parakohshme në ‘raste të veçanta’
Lexo po ashtu UEFA vazhdon të kërkojë që kampionatet të zhvillohen, por hap rrugë edhe për mbyllje të parakohshme në ‘raste të veçanta’

Temë e dytë e diskutimit ishte çështja e rifillimit të kampionateve dhe ndeshjet para-kualifikuese për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Me këtë rast, UEFA u dha afat federatave anëtare të saj që kampionatet t’i përfundojnë më së largu deri më 20 korrik. Prandaj, tashmë Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë përgatitjet për rifillimin e garave, por normalisht se për këtë çështje do të ketë konsultime të vazhdueshme me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Sportit.

Gjithsesi, rifillimi i kampionatit të Kosovës, por edhe vendeve tjera të regjionit do të varet nga ecuria e pandemisë Covid-19 dhe gjendja e përgjithshme e shëndetësisë në vend.

FFK do t’i njoftojë klubet me kohë lidhur me vendimin për rifillimin e garave dhe do t’i japë atyre kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur përpara se të rinisin garat.

Gjatë kësaj video-konference është diskutuar edhe çështja e futbollit të femrave, si dhe e grupmoshave U-21, U-19 dhe në futsall, ku shumica e ndeshjeve pritet të shtyhen, por disa do të luhen në kohë të përshtatshme.

Liga e Kampionëve pritet të zhvillohet dhe të përfundojë brenda muajit gusht
Lexo po ashtu Liga e Kampionëve pritet të zhvillohet dhe të përfundojë brenda muajit gusht

U bisedua edhe çështja e afatit kalimtar dhe vazhdimit të kontratave, ku FIFA si kompetente për statusin e lojtarëve sugjeroi fuqishëm vazhdimin e kontratave përtej qershorit, duke i ftuar klubet dhe futbollistet të gjejnë mirëkuptim ndërmjet vete.

Ajo çfarë është me rëndësi për UEFA-n dhe anëtaret e saj është që Liga e Kampion ëve dhe Liga e Evropës të vazhdojnë, pasi janë burimi kryesor i të ardhurave dhe në rast të ndërprerjes atëherë do të rrezikohej e tërë struktura e UEFA-s dhe programi zhvillimor i federatave ‘HatTrick’.

Ndeshjet fillimisht është paraparë të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe më pas varësisht prej rrethanave do të merren vendimet e reja.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori