LAJMI I FUNDIT:

U fut me një armë lodër dhe doli me mijëra dollarë, gruaja libaneze grabiti bankën për të paguar trajtimin e motrës së saj të sëmurë nga kanceri

U fut me një armë lodër dhe doli me mijëra dollarë, gruaja libaneze grabiti bankën për të paguar trajtimin e motrës së saj të sëmurë nga kanceri

Një grua “mbajti peng” një bankë në Bejrut të mërkurën me një armë lodër dhe doli me mijëra dollarë për të paguar trajtimin e motrës së saj të sëmurë.

Këtë gjë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo e kishte bërë gjatë një grabitjeje, e cila më pas ishte “përshëndetur” nga shumë në Libanin e goditur nga kriza.


Kjo ishte e fundit në një seri grabitjesh në Liban, ku kursimet e depozituesve janë zhvlerësuar dhe bllokuar në banka për gati tre vjet në mes të një krize ekonomike.

Siç thuhet më tej, Sali Hafiz transmetoi një video live në Facebook në një degë të Blom Bank në Bejrut, në të cilën ajo dëgjohej duke u bërtitur punonjësve nga të cilët kërkonte për të lëshuar një shumë parash ndërsa hyrjet në bankë ishin të ndaluara.

“Unë jam Sali Hafizi, kam ardhur sot… të marr depozitat e motrës sime që po vdes në spital”, thotë ajo në video.

“Nuk kam ardhur për të vrarë njeri apo për të ndezur zjarr… Unë kam ardhur të kërkoj të drejtat e mia”.

Në një intervistë me një transmetues libanez pas këtij rasti, Hafiz tha se ajo arriti të merrte rreth 13,000 dollarë nga 20,000 dollarë që ajo tha se familja e saj kishte depozituar.

Dhe trajtimi i kancerit për motrën e saj kushton 50,000 dollarë, tregoi ajo.

Një korrespondent i AFP në vendngjarje tha se brenda bankës, gjatë grabitjes, ishte derdhur edhe benzinë, incident që zgjati më pak se një orë.

Ndërsa Hafizi u tha mediave se kishte përdorur pistoletën lodër të nipit të saj.

Hafizi dhe bashkëpunëtorët e dyshuar u arratisën përmes një dritareje të thyer në pjesën e pasme të bankës përpara se të arrinin forcat e sigurisë, ka shtuar korrespondenti i AFP.

Ajo ishte ende në arrati, sipas të afërmve të saj, ndërsa agjencia e Sigurimit të Përgjithshëm të Libanit hodhi poshtë thashethemet se ajo ishte larguar nga vendi.

Hafizi u shndërrua menjëherë në një hero popullor në mediat sociale në Liban, ku shumë janë të dëshpëruar për të “pasur qasje” në kursimet e tyre dhe të zemëruar me një sektor bankar të perceptuar si një kartel të korruptuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Botë
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Kalo në kategori