LAJMI I FUNDIT:

U ble 170 mijë euro, por Lecce ka refuzuar 13 milionë euro për danezin Morten Hjumland

U ble 170 mijë euro, por Lecce ka refuzuar 13 milionë euro për danezin Morten Hjumland

Southampton kishte bërë ofertë prej 13 milionë eurosh, por që u refuzua nga klubi i Serie A, Lecce për mesfushorin, Morten Hjumland.

Lece e ka blerë danezin Hjulmand për vetëm 170 mijë euro nga klubi austriak i Amira Wacker.

Shenjtorët forcuan mesfushën e tyre me Carlos Alcaraz në afatin kalimtar të dimrit. Ata shpenzuan një shumë prej mbi 13 milionë euro për të marrë shërbimet e tij nga skuadra argjentinase Racing Club de Avellaneda.


Megjithatë, Alcaraz nuk ishte i vetmi mesfushor që Southampton ishte i interesuar për nënshkrimin në janar. Kishte pretendime se klubi ka zhvilluar bisedime me Leccen për një marrëveshje për Hjumland.

Për danezin kishte interesim në Angli edhe nga Leeds United dhe Nottingham Forest.

Presidenti i Lecces, Sticchi Damiani, zbuloi vetë se klubi ka refuzuar një ofertë ‘të rëndësishme’ nga një klub i Ligës Premier në janar.

“Ne kemi refuzuar një ofertë të rëndësishme për Morten Hjulmand në janar – ishte rreth 13 milionë euro”, ka thënë Damiani.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano, duke shtuar se oferta ishte të paktën 7 milionë euro më pak se vlerësimi i Lecces./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori