LAJMI I FUNDIT:

Turqia ka dyfishuar numrin e aeroporteve, prej ardhjes së Erdoganit në pushtet

Turqia ka dyfishuar numrin e aeroporteve, prej ardhjes së Erdoganit në pushtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës në Këshillin për Arsimin e Lartë të Republikës së Turqisë (YOK), tha se procesi i tanishëm i zgjidhjes së çështjes kurde është shumë i rëndësishëm për Turqinë.

“Besoj se kemi arritur progres të rëndësishëm në Turqi, ku në 12 vitet e fundit janë arritur hapa shumë të rëndësishëm me qëllim të zgjidhjes së neglizhencës dhe mangësive të cilët në të kaluarën kanë prekur miliona qytetarët tanë. Besoj se nuk kanë mbetur më çështjet e pazgjidhura të cilat do të krijonin pakënaqësi në lidhje me të drejtat themelore ose me investimin në infrastrukturë”, ka thënë Erdogan.

Ai ka kujtuar se në Turqi kanë ekzistuar 26 aeroporte kur në pushtet erdhi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ndërsa sot ky numër është 52.


Ai theksoi se qeveria turke po investon në ndërtimin e infrastrukturës në të gjitha pjesët e vendit, duke përfshirë pjesët ku në shumicë jetojnë kurdët. /AA/