LAJMI I FUNDIT:

Turqia fton ambasadorin e SHBA-së për të protestuar vendimin e Bidenit

Turqia fton ambasadorin e SHBA-së për të protestuar vendimin e Bidenit

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur në takim ambasadorin amerikan në Ankara, për të protestuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta njohur si gjenocid dëbimin dhe vrasjen e armenëve nga Perandoria Osmane.

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Onal u takua me ambasadorin amerikan, David Satterfield në orët e vona të së shtunës, për t’i shprehur dënimin e Ankarasë për vendimin e Bidenit.

“Deklarata nuk ka bazë ligjore, në kuptimin e ligjit ndërkombëtar dhe lëndon popullin turk, hap një plagë, që është gjë e vështirë që të rregullohet në marrëdhëniet tona”, tha Ministria e Jashtme turke.


Të shtunën, më 24 prill, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një deklarate, njohu si gjenocid ngjarjet që nisën më 1915, ku vlerësohet se janë vrarë 1.5 milion armenë nga turqit otomanë.

Kjo deklaratë e Bidenit menjëherë u kundërshtua nga zyrtarët turq, edhe pse presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ende nuk ka folur për këtë çështje.

Turqia refuzon që ta përdorë fjalën gjenocid dhe thotë se në atë periudhë janë vrarë turq dhe armenë dhe ka bërë thirrje që një komision historianësh të hetojnë këtë ngjarje. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori