LAJMI I FUNDIT:

Turqia e akuzon publikisht Rusinë për okupimin e Krimesë

Turqia e akuzon publikisht Rusinë për okupimin e Krimesë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu e ka akuzuar publikisht Rusinë për pushtimin e Krimesë nga Ukraina.

Sipas Çavuşoğlut, veprimet e Rusisë për të aneksuar gadishullin janë të paligjshme dhe se Turqia nuk e ka ndërmend ta njoh Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Ne nuk e njohim (aneksimin) e Krimesë, mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Është shumë e qartë, ne nuk i fshehim këto politika”, ka thënë Çavuşoğlu.


Ky prononcim i tij vije pak ditë pas dështimit të negociatave në mes të Turqisë dhe Rusisë për Sirinë.

Së fundmi në rajonin e Idlibit, Ushtria ruse dhe ajo siriane kanë filluar bombardimin e pozicioneve të Ushtrisë turke dhe luftëtarëve pro-turk, çka ka ndikuar në acarimin e raporteve Turqi-Rusi.

Çavuşoğlu përveç okupimit rus të Krimesë është ndalur edhe te rasti i Gjeorgjisë. Ai është shprehur se Turqia e njeh integritetin territorial te Gjeorgjisë, pra nuk do të njoh Abkhazinë dhe Osetinë Jugore, territore këto të okupuara nga Rusia në vitin 2008, gjatë konfliktit Rusi-Gjeorgji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori