LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Kosova forcojnë marrëdhëniet ekonomike

Turqia dhe Kosova forcojnë marrëdhëniet ekonomike

Qeveria e Kosovës sa më shpejt duhet të nënshkruaj marrëveshje të tregtisë së lirë me shtetin turk. Gjithashtu Turqia dhe Kosova kanë nevojë për marrëveshje të eliminimit të taksimit të dyfisht, marrëveshje e cila mundëson të dy vendeve të përfitojnë nga këmbimet tregtare, marrëveshja për mbrojtjen e investimeve është nënshkruar, por gjithsesi duhet të jetë shumë aktuale për ta implementuar dhe futur në jetë një marrëveshje të tillë, si marrëveshje në fushën e transportit dhe agrokulturës.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala në shoqërim të bashkëpunëtorëve të tij gjendet në vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë, ku po merr pjesë në forumin turko-kosovar, i cili është organizuar nga Këshill i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë forum janë duke marr pjesë edhe një numër i madhe i biznesmenëve si nga Kosova ashtu edhe nga Turqia.

Shala ka theksuar se në vitin e fundit pavarësisht krizës ekonomike globale, Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në zhvillimin e saj ekonomik. Sipas tij në 10 vitet e fundit Kosova ka pas një mesatare ekonomike prej 5 %. Duke shtuar se tre deri në shtatë vitet e ardhshme me potencialin e juaj dhe me hapjen e mundësive për të investuar në sektorin publik dhe atë privat, synohet të ketë një rritje rreth 7 %.

Kryetari i Këshillit Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK), Zeki Čaliskan ka thënë se reflektimi i trashigimisë historike dhe kulturore në marrëdhëniet ekonomike jep shpresa për zhvillime më të mëdha.


Ai duke folur për potencialet e Kosovës ka thënë se Kosova ka 16 miliardë nikel dhe përveç këtyre është një vend shumë i pasur me burime të linjitit. Duke shtuar se Kosova për kaptialin e huaj është një krahinë apo zonë e rëndësisë së veçantë.

Forumi turko-kosovar do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditës, ku ministri i Shtetit të Turqisë, Zafir Čaglayan do të mbajë një fjalë rasti dhe gjithashtu do të flasin edhe një numër i madh i panelistëve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori