LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Egjipti, destinacionet kryesore turistike

Turqia dhe Egjipti, destinacionet kryesore turistike

Shqiptarët edhe në këtë vit krize nuk stepen nga dëshirat për të kaluar pushimet jashtë vendit. Përfaqësues të agjencive turistike, të pyetur nga agjencia e Lajmeve NOA thonë se fluksi prenotimeve është më së paku, në të njëjtat nivele si një vit më parë. Për shkak të çmimeve dhe komoditetit që të ofrojnë, Turqia dhe Egjipti mbeten destinacionet kryesore të shqiptarëve.

Enver Mehmeti, përfaqësues i “Albtours D”, një prej agjencive kryesore turistike në vend, shprehet se këtij viti nuk presim ulje të fluksit të lëvizjeve jashtë vendit.

E pakta, sipas tij që mund të ndodhë është që lëvizjet të jenë në të njëjtin nivel si një vit më parë, ku nga kjo agjenci kanë lëvizur rreth 16 mijë shqiptarë.

Moti i paqëndrueshëm si dhe zgjedhjet elektorale bënë që të kishte një spostim të prenotimeve, pas muajit qershor.


Sipas Mehmetit fluksi i kërkesave për pushime sa vjen dhe rritet. Turqia mbetet ne plan të parë të kërkesave pasi aty gjendet jo vetëm çmimi, por edhe komoditeti për të kaluar pushimet familjarisht me fëmijët.

Këtë sezon veror prenotimet drejt Turqisë nisin me një çmim prej 400 euro dhe arrijnë deri në 1200 euro për një person.

Ndërsa Egjipti vlerësohet si një vend me histori për t’u frekuentuar nga shqiptarët. Por mbi të gjitha ofron çmim edhe me të lirë se Turqia.

Elona Gjondedaj, shprehet se këtij viti është promovuar më shumë Egjipti dhe kërkesat kanë qenë edhe më të larta.

Çmimi maksimal në Egjipt në një hotel me 5 yje me sistemi ‘All Inclusive” arrin në 600 euro. Ndërkohë janë bërë më aktive pushimet e shqiptarëve gjatë fundjavave në Maqedoni, Malin e Zi apo Kroaci.

Zgjedhja e tyre nuk është vetëm nga çmimet, por edhe nga lehtësirat e marrjes së vizave, pasi pushimet në Europë mbeten ende të vështira për t’u realizuar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori