LAJMI I FUNDIT:

Turkish Airlines, 48 milionë euro fitim

Turkish Airlines, 48 milionë euro fitim

Raportet financiare të konsoliduara të gjysmës së parë të vitit të kompanisë Turkish Airlines janë dorëzuar në Istambul Stock Exchange. Bazuar në raportet financiare, Turkish Airlines fitimi operativ qëndron në 73 milion Euro, 9 përqind zbritje në krahasim me të njejtën periudhe në vitin 2008.

Ndersa neto profiti ka pësuar 64 përqind zbritje në 48 milion euro për shkak të zbritjes së vlerës së disa aseteve në ndikuara nga kriza globale dhe ndikimi I krizës në sektorin e Aviacionit. Gjat të njëjtës periudhë fitimet e shitjes nuk kanë ndryshuar në Euro, duke arrit 1.4 miliardë Euro.

"Në sinkron me të hyrat e shitjes, trendi I rritjes së fluturimeve ka vazhduar në gjysmen e parë të viti. Numri I pasagjerëve është rritur 9 përqind, në 11 milion e 237 mijë, fluturimet cargo dhe dergime postarë janë rritur 7 përqind në 102 mijë tona", thuhet ne komunikaten e kompanise.

Sipas saj, kriza e sektorit të Aviacionit ka rezultuar në uljen e Trafikut dhe profitit, duke detyruar që shum Aviokompani të raportojnë rezultate negative financiare. Turkish Airlines është shumë e knaqur që gjat këtyre kohëve të vështira ka tejkaluar të hyrat operacionale në krahasim me vitin e kaluar.


E themeluar në vitin 1933 me një flotë prej 5 aeroplanëve, sot Turkish Airlines është kompani me 4 yje me një flotë pre 132 aeroplanëve të cilët fluturojnë në 151 destinacione të botës, të ndarë në 36 denstinacione lokale dhe 115 destinacione ndërkombëtare.

Në Kosovë, Turkish Airlines ka filluar fluturimet e rregullta në vitin 2002 me 2 fluturime në javë, ndërsa tani me 9 flutruime të rregullta në javë si dhe 1 Kargo aeroplan, Turkish Airlines është një ndër avio kompanitë lidere në tregun Kosovarë. /telegrafi/