LAJMI I FUNDIT:

Turizmi malor shqiptar vazhdon të joshë të huajt

Turizmi malor shqiptar vazhdon të joshë të huajt

Edhe pse ndoshta një term i ri për Shqipërinë, turizmi malor ka qenë mjaft i preferuar këtë sezon veror.

Operatorët turistikë raportojnë shifra të larta të turistëve shqiptare, po në veçanti të atyre të huaj të cilët kanë zgjedhur vende si Valbona apo Thethi, për të kaluar pushimet.

Mbi dhjetë mijë turistë kanë vizituar këto vende malore, dhe kryesisht kanë qenë shtetas hollandezë, francez, belg, gjerman dhe çek.

Siç raporton televizioni Alsat ky është viti i parë që ka një tendencë shumë të orientimit të grupeve turistike, të huaja, por dhe shqiptare, drejt destinacioneve malore.


Si destinacione malore me të frekuentuar tani për tani janë Thethi dhe Valbona. /Telegrafi/