LAJMI I FUNDIT:

Tuneli Rrëshen-Kalimash mbyllet për disa ditë

Tuneli Rrëshen-Kalimash mbyllet për disa ditë

Ministria e transporteve e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar shfrytëzuesit e autostradës Rrëshen-Kalimash se “Tuneli i Thirrës” në këtë autostradë do të jetë i mbyllur për trafikun prej orës 11:00 të ditës se hënë, 06 korrik 2009 deri në orën 7:00 të ditës së enjte, më 9 korrik.

Ky kufizim i përkohshëm kryet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në praninë e trafikut, thuhet në një njoftim për shtypin nga Ministria e Transporteve.

Kjo ministri iu kërkon ndjesë qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova për këtë ndërprerje.