LAJMI I FUNDIT:

Tuneli i Kalimashit, me pagesë nga fundi i verës

Tuneli i Kalimashit, me pagesë nga fundi i verës

Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë, por aplikimi i pagesës do të bëhet vetëm pas hapjes së të dy tubave të tunelit.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” zyrtarë të kompanisë turke “Savronik”, e cila do të menaxhojnë tunelin e Kalimashit. Sipas njërit prej operatorëve të kësaj kompanie, janë 7 trarë elektronike që kanë ardhur dhe do të instalohen në hyrjet e tunelit, si në portalin verior në Kalimash, ashtu edhe në portalin jugor në Thirrë.

Gjithnjë sipas operatorit, pagesa në tunel do të jetë vajtje –ardhje, më konkretisht një automjet që udhëton nga Prishtina në Tiranë do të paguajë në hyrje në portalin verior në Kalimash, ndërkohë që automjeti që udhëton nga Tirana në Prishtinë do të paguajë në hyrje në portalin jugor në Thirrë.

“Kjo skemë pagese nuk mund të realizohet kur qarkullimi bëhet vetëm në njërin tub të tunelit, prandaj aplikimi i pagesës në tunel do të fillojë kur të jenë në funksion të dy tubat e tunelit”, shprehet operatori i kompanisë “Savronik”.


Andaj, prej 15 majit, kur është paralajmëruar hapja e tubit jugor të tunelit, automjetet do të qarkullojnë pa pagesë. Ndërkohë që tubi verior i tunelit të Kalimashit është planifikuar të përfundojë në fund të verës