LAJMI I FUNDIT:

Trusti Pensional kthen 48 milionë euro

Trusti Pensional kthen 48 milionë euro

Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar sot se për shkak të rritjes së aksioneve në bursat ndërkombëtare rreth 48 milion euro janë kthyer, pas humbjeve prej 100 milionë euro që ishin gjatë vitit të kaluar.

Humbjet u shkakëtuan nga kriza globale financiare, e cila rrënoi bursat ndërkobmëtare dhe aksionet e shumë kompanive pësuan rënie të ndjeshme.

Trusti Pensional i Kosovës i ka të investuar në kompanitë ndërkombëtare që operojnë në bursa rreth 400 milionë euro, kursime të pensionistëve kosovarë./telegrafi/