Kandidati republikan amerikan për president, Donald Trump deklaroi se pati një “bisedë shumë të mirë” me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe se i premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë përmes negociatave.
Zelensky gjithashtu konfirmoi bisedën me kandidatin republikan për president të SHBA-së dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën ushtarake të SHBA-së. Por, në mesazhin në platformën X, ai nuk përmendi përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit 28-mujor.
Trump ka thënë se do t’i japë fund luftës në Ukrainë para se të marrë detyrën në janar nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit. Ai tha gjithashtu se nëse do të kishte qenë në detyrë kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, nuk do të kishte pasur luftë.
“Të dyja palët do të jenë në gjendje të takohen dhe të negociojnë një marrëveshje që do t’i japë fund dhunës dhe do të hapë rrugën drejt të ardhmes”, tha Trump.
I spoke with @realDonaldTrump to congratulate him on the Republican nomination and condemn the shocking assassination attempt in Pennsylvania. I wished him strength and absolute safety in the future.
I noted the vital bipartisan and bicameral American support for protecting our…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 19, 2024
Megjithëse Trump ka bërë pak propozime të prekshme politikash, ai i tha reuters në një intervistë vitin e kaluar se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë prej disa territoreve për të arritur një marrëveshje paqeje.
Ndërkohë, Zelensky e uroi Trumpin për kandidaturën ndër republikanët dhe dënoi atentatin ndaj tij.
“I urova forcë dhe siguri absolute në të ardhmen. Pashë mbështetjen jetike dypartiake dhe dydhomëshe amerikane për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së kombit tonë”, tha lideri ukrainas.
Ukraina, tha ai, “do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara për ndihmën e tyre në forcimin e aftësisë sonë për t’i rezistuar terrorit rus. Sulmet ruse në qytetet dhe fshatrat tona vazhdojnë çdo ditë”.
Ndryshe, Zelensky refuzon çdo negociatë me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit për sa kohë që trupat ruse mbeten në Ukrainë.
Presidenti ukrainas ka propozuar një plan paqeje, të paraqitur sërish në një “samit botëror” muajin e kaluar, në të cilin Rusia nuk ishte e ftuar, i cili kërkon tërheqjen e trupave ruse dhe kthimin e kufijve post-sovjetikë të Ukrainës nga viti 1991. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa