LAJMI I FUNDIT:

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Donald Trump, i cili ka nënshkruar urdhra të reja ekzekutive në Shtëpinë e Bardhë, ka konfirmuar tashmë dy lajme të rëndësishme rreth Ukrainës.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve se homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky “do të vizitojë të premten Uashingtonin” dhe tha se “do të nënshkruajë me mua marrëveshjen për mineralet”.

“Ne e kemi negociuar pak a shumë marrëveshjen tonë për tokat e rralla”, shtoi ai.


Duke folur më gjerë për negociatat për paqen, lideri amerikan tha se trupat paqeruajtëse do të jenë të nevojshme për Ukrainën “në një formë”, shkruan skynews.

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën
Lexo po ashtu Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Ndërkohë, Kremlini ka kundërshtuar deklaratën e Trumpit, se Rusia ka pranuar mundësinë e dislokimit të trupave paqeruajtëse evropianë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov riafirmoi qëndrimin rus – se Moska nuk do të pajtohej me këtë – pavarësisht komenteve të presidentit amerikan.

“Ka një qëndrim mbi këtë çështje që është shprehur nga ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov. Nuk kam asgjë për të shtuar në këtë. Do ta lë këtë pa koment”, tha ai.

Java e kaluar, Lavrov tha se “dislokimi i trupave… [nga] shtetet e NATO-s, por nën një flamur të huaj, nën flamurin e Bashkimit Evropian ose nën flamuj kombëtarë… është, natyrisht, e papranueshme për ne”.

Ndryshe, Italia ka propozuar një mision ushtarak paqeruajtës si në Kosovë – KFOR. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori