LAJMI I FUNDIT:

Tri javë moslojë për Tevezin

Tri javë moslojë për Tevezin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, nuk do të luajë për pasanikët në tre javët e ardhshme për shkak të lëndimit të gjurit që pësoi duke luajtur për Argjentinën.

Sky Sports News” njofton se argjentinasi do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të Ligës Premier kundër Arsenalit, ndërsa do të mungojë edhe në derbin e qytetit të Mançesterit kundër ish-skuadrës së tij, Manchester United.

Në dyshim për lojë është edhe braziliani Robinho, për të cilin pritet të vendoset sot nëse do të luajë të shtunën kundër Arsenalit.