LAJMI I FUNDIT:

Trezeguet largohet nga Juve në fund të sezonit

Trezeguet largohet nga Juve në fund të sezonit

Sulmuesi francez David Trezeguet thotë se në fund të këtij sezoni ai do të largohet nga radhët e Juventusit, pas dhjetë vitesh qëndrimi në Torino.

Ashtu edhe siç është pritur tashmë një kohë, Trezeguet sot zbuloi se do të largohet nga Juventusi, lajm i cili vjen vetëm dy ditë pas përfundimit të afatit kalimtar veror.

“Në fund të sezonit do të largohem nga klubi. Një kohë të gjatë kam menduar dhe në fund, me familjen time, vendosëm ta lëshojmë Torinon pas dhjetë vitesh të kaluara këtu”, ka thënë Trezeguet.

“Koha ime këtu përfundon, por dua të largohem me trofe, dua të largohem si fitimtar”, ka shtuar francezi.


Edhe pse ai ka marrëveshje me Juventusin deri në vitin 2012, beson se klubi nuk do t’i bëjë asnjë problem për largim.