LAJMI I FUNDIT:

Trezeguet dëshiron Ligën e Kampionëve

Trezeguet dëshiron Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, thotë se ka ndryshuar mendje dhe se nuk dëshiron më të largohet, por dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me klubin italian.

Francezi shënoi gol të shtunën, në ndeshjen kundër Lazios, që i ka dhënë entuziazëm këtij lojtari për të mbetur me biankonerët dhe për të synuar tituj.

Në prag të takimit të Ligës së Kampionëve përballë kampionit të Francës, Bordeaux, Trezeguet thotë se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit të Evropës.

“Dua të fitoj tituj me Ferraran. Liga e Kampionëve është qëllim prioritar në karrierën time. Ndeshja e parë kurrë nuk është e lehtë. Bordeaux luan futboll të mirë”, ka thënë Trezeguet.


“Shumë gjëra kanë ndryshuar në kokën time. Ndoshta goli që shënova kundër Lazios do të thotë se nuk dua të largohem më. Mendova se çfarë është më mirë për mua, ndoshta më e mirë do të jetë ta përfundoj karrierën këtu. Kam folur edhe me Del Pieron për këtë”, ka shtuar francezi.