LAJMI I FUNDIT:

Trepça vazhdon me fitore, Prishtina shënon fitoren e parë

Trepça vazhdon me fitore, Prishtina shënon fitoren e parë

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, ku u shënuan vetëm 12 gola.

Skuadra e Trepçës vazhdoi serinë e fitoreve, kësaj radhe duke shënuar fitore bindëse si mysafire ndaj Gjilanit, me rezultat 3:0, me dy gola të Emin Baliqit dhe një gol të Florent Azirit.

Për gjilanasit kjo ishte humbja e tretë në këtë edicion dhe vërtet tashmë mund të thuhet se kjo skuadër është në krizë.

Ndërkohë fitoreve të para iu gëzuan Prishtina, Besa dhe Drenica. Skuadra kampione me mjaft vështirësi arriti të mposht Kosovën e Vushtrrisë, me golin e sulmuesit ferizajas, Astrit Fazliu. /rtk/telegrafi/


Raiffeisen Superliga, java e 3-të:

Drenica-Ferizaj 1:0
Gjilani-Trepça 0:3
Besa-KEK-u 1:0
Hysi-Liria 2:1
Prishtina-Kosova 1:0
Flamurtari-Vëllaznimi 2:1