LAJMI I FUNDIT:

Trepça, me shumë probleme, arrin të prodhojë

Trepça, me shumë probleme, arrin të prodhojë

Gjiganti metalurgjik “Trepça” në Mitrovicë vazhdon të përballet me vështirësi të shumta, qoftë si pasojë e problemeve politike, pronësore e juridike, por, edhe të mungesës së investimeve të nevojshme në miniera, resurseve të vjetra humane, problemeve mjedisore dhe pretendimeve për borxhe....

Për të zgjidhur këto probleme, por, edhe për një ristrukturim të sektorit minerar, Qeveria, në pajtim me Strategjinë për Miniera dhe Minerale, ka krijuar një task-forcë, që pritet të dalë me rekomandime pas tre-katër muajsh.

Kombinati metalurgjik “Trepça” në Mitrovicë, ende përballet me probleme të mëdha të trashëguara nga e kaluara. Pjesa jugore e minierave funksionon e ndarë nga ajo veriore. Dy minierat që menaxhohen nga shqiptarët, miniera e Stantërgut dhe e Kishnicës janë përgatitur për prodhim dhe me angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve, muajin e kaluar është arritur një prodhim rekord, krahasuar me tërë periudhën e pasluftës, thotë Beqir Maliqi, drejtor i minierës së Stan Tërgut:

“Kemi prodhuar rreth 11 mijë e 400 tonë, që është prodhimi më i madh në kohën e pasluftës. Nëse e krahasojmë me vitin 2008, kemi pasur rritje prej 29 për qind rritje të prodhimit. Po bëjmë përpjekje, dita ditës, të përmirësojmë gjendjen në minierë edhe rritjen e prodhimit. Planifikojmë rritjen e prodhimit për 20 për qind krahasuar me vitin paraprak”, thotë Maliqi.


Por, Trepça, dikur thesari i ish-Jugosllavisë, por, pjesërisht edhe i shteteve perëndimore, tani që menaxhohet nga strukturat vendore, nuk po ndikon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ferat Shala, menaxher i minierave në pjesën jugore, thotë se meqë nuk funksionojnë metalurgjia e plumbit në Zveçan dhe metalurgjia e zinkut në Parkun Industrial në Mitrovicë, janë të detyruar që kapacitetet prodhuese t’i realizojnë deri në fazën e koncentrateve, të cilat i plasojnë në tregun botëror.

“Vitin që kemi lënë, kemi pasur bashkëpunim me një kompani nga Zvicra, “Glenkor”, e që aktualisht jemi në fazën e përzgjedhjes së re për këtë vit kalendarik, që do të punojmë gjatë këtij viti. Këtë vit nuk kemi eksportuar për arsye të caktuara strategjike të menaxhmentit, që në këta muajt e parë të pranverës përcillen me ulje të çmimeve të metaleve në bursën botërore dhe po presim që kah mesi i muajit të ardhshëm të fillojmë me eksportet tona në tregun evropian dhe botëror”, shpjegon Shala.

Me qëllim të adresimit të problematikës së sektorit minerar, veçmas të Trepçës, Qeveria ka krijuar një task-forcë ndërinstitucionale. Kryesuesi i këtij grupi, Zëvendës/ministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha, thotë se qëllimi kryesor i kësaj task-force është që t’i propozojë Qeverisë disa solucione për ristrukturimin e sektorit minerar në Kosovë:

Ndryshe, nga viti 1978 deri në vitin 1985, Trepça ka qenë në kulm të prodhimit. Janë prodhuar rreth 86 mijë tonë plumb të cilësisë së lartë, janë prodhuar rreth 50 mijë tonë zink të cilësisë së lartë, rreth 104 mijë kilogram argjend dhe prej 280 deri në 480 kilogram ari, brenda vitit.

Sipas disa hulumtimeve, Trepça, ka ndërmjet 50 deri në 58 milionë tonë rezerva të njohura të plumb-zinkut në tërë territorin e Kosovës”. /rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori