LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 dhe Drita ndajnë pikët

Trepça ’89 dhe Drita ndajnë pikët

Nuk ka sjellë fitues derbi i javës së 22-të mes Trepçës ’89 dhe Dritës që përfundoi në barazim 1-1.

Derbi mes dy ekipeve që po luftojnë për titull filloi me rastin e Oto John, por që goditja e tij me kokë nuk befasoi Rexhepin.

Rast të mirë shënimi kishte edhe Potoku por që goditja e tij nuk ishte e saktë.


Kampioni në fuqi i Kosovës, kishte rast të mirë edhe në minutën e 33’ kur Festim Krasniqi tentoi dy herë por edhe më mirë intervenoi Rexhepi i mysafirëve.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 me Dritën që nuk tregoi shumë.

Por në pjesën e dytë mysafirët u zgjuan nga gjumi dhe bën lojë më të mirë.

Pasi kaluan një orë lojë Kastriot Rexha pati një rast të mirë shënimi por dështoi para portës së vendasve.

Edhe Përparim Livoreka i mysafirëve tentoi në minutën e ’78 por pa sukses.

Drita gjeti golin e epërsisë në minutën e 84’ falë një super goli nga Endrit Krasniqi për 0-1.

Por festa e mysafirëve nuk zgjati më shumë se katër minuta pasi Arb Manaj barazoi gjithçka në Riza Lushta.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi ky derbi i javës së 22-të.

Drita vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, katër më pak se Prishtina.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 zë vendin e shtatë me 34 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori