LAJMI I FUNDIT:

Tregtia me drogë sjell mbi 60 miliardë dollarë në vit në SHBA

Tregtia me drogë sjell mbi 60 miliardë dollarë në vit në SHBA

Tregtia me drogë “dilerëve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u sjell të ardhura vjetore prej 63 miliardë dollarë.

Këtë sot e lajmëruan autoritetet meksikane, të cilët bënë të ditur se çmimi i një kilogram kokainë është për 50 herë më i lartë në SHBA dhe Evropë, se sa në Kolumbi dhe Meksikë.

“Çmimi i një kilogram kokainë në shtetet si Kolumbia dhe Meksika arrin 2.198 dollarë, ndërsa nëpër qytetet e SHBA-ve dhe Evropës, ai mund të arrijë edhe deri në 97.400 dollarë”, deklaroi ministri meksikan i Sigurisë, Genaro Garsia Luna.

Ai mestjerash sqaron edhe atë se në Meksikë për shkak të luftës mes narkodilerëve prej vitit 2008 deri më sot janë vrarë mbi 10 000 njerëz. /Makfaks/