LAJMI I FUNDIT:

Tre të plagosur e një i arrestuar në protestat te KEDS -i

Tre të plagosur e një i arrestuar në protestat te KEDS -i

E plotësuar: Policia e Kosovës dhe protestuesit para KEDS-it janë përleshur, ku si pasojë janë lënduar protestuesit Dardan Konjufca, Kushtrim Avdimetaj dhe Durim Jashari, kurse, është arrestuar Eroll Gashin, njërin ndër organizatorët e protestës.

Policia ka përdorur sprej për t’i larguar protestuesit nga oborri i KEDS-it. Ndërkohë, arrestimi Eroll Gashit është bërë për shkak se ai gjuante me borë zyrtarët policor. Protestuesit po vazhdojnë protestën jashtë rrethojave të KEDS-it.


Protestuesit përleshën me Policinë

Protestuesit të cilët po kërkojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike, kthimin i tarifës ditore dhe transparencën publike mbi pronarin e kësaj kompanie, janë përleshur me Policinë e Kosovës. Kjo pasi, protestuesit kanë hyrë në oborrin e KEDS-it.

Megjithatë, për momentin gjendja është e qetë.

Aty tashmë kanë ardhur edhe Njësia speciale. Protestuesit, numri i të cilëve sot është më i madh, janë ulur në shkallët e ndërtesës së KEDS-it dhe po i bëjnë thirrje qytetarëve që mos ta paguajnë energjinë elektrike.