LAJMI I FUNDIT:

Tre miliarderët botëror

Tre miliarderët botëror

Falë rritjes së vlerave të kompanive të tij të ndryshme të telekomunikacionit, përfshirë gjigantin e telefonisë “America Movil”, magnati meksikan Carlos Slim Helu ka mposhtur amerikanët Bill Gates dhe Warren Buffett për t’u bërë njeriu më i pasur në botë dhe për të rrëmbyer kreun e listës së miliarderëve të botës për vitin 2010 të magazinës “Forbes”.

Pasuria e meksikanit Slim vlerësohet të jetë rritur në 53.5 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 18.5 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit. Aksionet e “America Movilit”, prej të cilave 23 miliardë janë nën zotërim të Slimit, janë rritur për 35 për qind për një vit.

Kjo rritje masive e pasurisë e vë atë para bashkëthemeluesit të gjigantit “Microsoft”, Bill Gates, i cili ka mbajtur titullin e më të pasurit të botës gjatë 14 prej 15 vjetëve të fundit. Gates, pasuria e të cilit tani vlerësohet të jetë 53 miliardë dollarë amerikanë, renditet i dyti në botë. Pasuria e tij është fryrë për 13 miliardë dollarë për një vit, teksa aksionet e korporatës së tij kompjuterike “Microsoft” janë rritur për 50% brenda vetëm 12 muajve.

Pasuria e publicistit Buffett është fryrë për 10 miliardë dollarë në 47 miliardë dollarë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të konglomeratit të tij “Berkshire Hathaway”. Buffet renditet i treti në listën e pasanikëve të publikuar nga magazina prestigjioze për biznes “Forbes”. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori