LAJMI I FUNDIT:

Trapattoni: Inter, kujdes nga Juventusi

Trapattoni: Inter, kujdes nga Juventusi

Giovanni Trapattoni ka dhënë opinionet e tij në lidhje me garën e sivjetme për Scudetto, e cila pritet të zhvillohet ndërmjet Interit dhe Juventusit.

“Interi ka humbur një lojtar të madh, Ibrahimovicin. Mirëpo ka sjellë Militon, Thiago Mottan, Eto’o-n, Sneijderin dhe Lucion. Të gjithë ata janë lojtarë të cilët veç kanë qenë të fortë dhe vazhdojnë të jenë të tillë”.

“Nerazzurët janë ende favoritë, por e njoh (trajnerin e Juventusit) Ferraran dhe ai është dinak. Ferrara po ndërton një ekip të vërtetë.”

“Mund të shihet qartë se pas golave të shënuar kundër Romës në Olimpico, lojtarët e vjetër dhe të ri kanë krijuar një njësi, pa xhelozi”.


“Prandaj Interi duhet të ketë kujdes nga ky Juve ‘i vërtetë’”, ka thënë trajneri i Irlandës për “La Gazzetta dello Sport”.