LAJMI I FUNDIT:

Toure i vendosur të largohet nga Arsenali

Toure i vendosur të largohet nga Arsenali

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Kolo Toure, është i vendosur të largohet nga Arsenali.

Daily Mail shkruan se Toure dëshiron patjetër të largohet nga Arsenali, pasi nuk arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me bashkëlojarin William Gallas, ndërsa edhe për faktin se klubi ka një buxhet të kufizuar për transferime.

Toure kishte kërkuar të largohet edhe në muajin janar, pas zënkës me partnerin e mbrojtjes, Gallas, por Wenger arriti ta mbajë në ekip.

Manchester City raportohet se mund të përpiqet të marrë shërbimet e tij duke ofruar 10 milionë euro.